LAJMI I FUNDIT:

Përfundon afati për paraqitjen e diasporës, interesim i ulët për votim në referendum

Përfundon afati për paraqitjen e diasporës, interesim i ulët për votim në referendum

Mbrëmë në mesnatë ka përfunduar afati për paraqitje të qytetarëve të diasporës për votim në referendumin e 30 shtatorit.

Nga 87 mijë qytetarë të Maqedonisë që jetojnë në diasporë, vetëm 2755 kanë aplikuar për t’u paraqitur dhe votuar në referendumin për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni. 100 nga të paraqiturit janë refuzuar për shkak të mos posedimit të dokumentacionit të nevojshëm si dhe mungesës së vendqëndrimit të përhershëm në Maqedoni.

Nga gjithsej 50 përfaqësi diplomatike nëpër botë, tani për tani vetëm në 33 prej tyre do të hapen vendvotimet pasi në 17 ambasadat e tjera nuk është përmbushur numri mbi 10 të paraqitur, që është kusht për hapjen e një vendvotimi.


Ndërkaq kostoja e zbatimit të referendumit në diasporë, do të kushtojë rreth 12 milion denarë, që është një e treta e shpenzimeve që janë bërë gjatë zgjedhjeve të kaluara për diasporën.

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori