Site icon Telegrafi

Përfundon 90 për qind e punës për hapjen e tunelit të Llogarasë

Rreth 90 për qind e punës për të hapur tunelin e Llogarasë është kryer këto 13 muaj dhe hapja e plotë pritet të bëhet brenda muajit shkurt, tha sot Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë një vizite në kantierin e ndërtimit.

Tuneli i Logarasë është pjesë e rrugës Orikum-Palasë. Për ministren Balluku, ndërtimi i kësaj rruge do të sjellë lehtësi qarkullimi për turistët që vizitojnë jugun, banorët e zonës dhe lidhjen me aeroportin e Vlorës.

“Gjatë sezonit veror nuk kemi më automjete të rënda që të bllokojnë trafikun. Ky është tuneli që ishte kthyer në një ëndërr për të gjithë shqiptarët, për të gjithë investitorët që kanë investuar në Jug, për të gjithë turistët për të cilët Qafa e Llogarasë ishte kthyer në një sfidë. Do jetë një arritje e madhe për zhvillimin ekonomik të jugut të Shqipërisë”, tha ministrja Balluku.

Tuneli i Llogarasë nuk ka hapur probleme madhore në hapjen e tij, për shkak të përbërjes gjeologjike të tokës, në të cilën gërmimet avancojnë me 20 metra çdo ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version