Ashtu si çdo herë, kur ka një ngjarje të madhe sportive, ka vetëm një adresë për lexuesit shqiptarë dhe ajo është Telegrafi.com. Kjo pasi përveç anës informative, ne çdo herë jemi inovativ dhe mundohemi që lexuesin tonë krahas servimit të informatave, t’i japim emocione gare që në fund shpërblehen me dhurata.
Për Kampionatin Botëror ne krijuam rubrikë të veçantë “Katar 2022”, ku krahas raporteve të ndeshjeve, analizave, prapaskenave dhe çdo gjë tjetër, ne vazhduam me lojën parashikuese “Eksperti”.
Mbi gjashtë mijë “Ekspertët” morën pjesë në këtë garë, duke e kaluar suksesin e “Euro 2020”, tregues edhe një herë që besimi i lexueseve shqiptarë është i madh te Telegrafi. Një sukses, që mund të përkthehet në një rekord në vete në tregun tonë medial.
Në garë ishin tri çmime të mëdha të mundësuara nga Birra Peja dhe GO+: iPhone 14 Pro, Trotinet Elektrik dhe Smart TV. Por, duket se do kemi edhe një shpërblim të ri në minutat e fundit.
Fituesi i iPhone 14 Pro është Lirim Ismajli me 132 pikë, ndërsa Benjamin Krasniqi, Berkin Krasniqi dhe Enes Krasniqi nëpërmjet shortit do të përcaktohet për dy çmimet e lartcekura, dhe një që do shtohet në vazhdim (pasi pikët ishin të barabarta).
Por, kjo nuk është e gjitha, vendi i pestë (120 pikë) deri te 21 (112 pikë), nuk do të jenë duarthate: Do fitojë një pako Birra Peja ose GO+.
Të gjithë do të informohen nëpërmjet email që janë regjistruar për hapat e radhës së tërheqjes së dhuratave, të cilat duhet të bëhen deri me 31 dhjetor (pas kësaj date nuk janë të vlefshme).
Nuk duhet harruar, që përveç këtyre dhuratave, ne kemi ndarë edhe shpërblime ditore: Birra Peja/Go+, Çantë, bluzë dhe kapuç, Bileta Vitaland.
Për çdo informatë shtesë mos hezitoni të na kontaktoni. Telegrafi, shoku yt i ngushtë.