LAJMI I FUNDIT:

Përfshihen nga zjarri disa shtëpi në Graçanicë

Përfshihen nga zjarri disa shtëpi në Graçanicë

(E plotësuar) Katër shtëpi janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Graçanicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 07:30.

“Rreth orës 07:30 është raportuar për një zjarr në Graçanicë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe ekipet e zjarrfikësve. Nga informatat e para në vendin e ngjarjes janë ngritur dyshimet se zjarri ka filluar në një objekt përcjellës të një shtëpie për tu shpërndarë më pas në katër objekte. Aktualisht përqendrimi është në lokalizimin e zjarrit në mënyrë që të shmangen pasojat e përhapjes së tij më tej dhe evakuimin e banorëve përreth”, deklaroi ai.


Borovci bëri të ditur që janë ftuar edhe ekipe të tjera mbështetëse për fikjen e zjarrit, hetuesit e policisë për hetimin e rasteve të tilla të përkrahur edhe nga njësi të tjera për të menaxhuar me situatën, janë në vend ngjarjes të përqendruar.

“Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale”, shtoi ai.

– – – – – – – –

Disa shtëpi janë përfshi nga zjarri mëngjesin e sotëm në Graçanicë.

Telegrafi mëson se në vend të ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët po bëjnë përpjekje ta shuajnë zjarrin.

Po ashtu, nga shtëpitë janë duke u evakuuar banorët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori