LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja U18 në Slloveni për ndeshje përgatitore

Përfaqësuesja U18 në Slloveni për ndeshje përgatitore

Pas fazës së suksesshme përgatitore në Gjakovë, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka udhëtuar për në Slloveni ku do t’i vazhdojë përgatitjet për Evropianin e muajit të ardhshëm.

Hendbollistët tanë tashmë janë vendosur në Rogashka Sllatina të Sllovenisë. Të shtunën e kanë luajtur ndeshjen e parë përgatitore me Arabinë Saudite. Ishte në fakt kjo edhe ndeshja e parë e kësaj gjenerate të Kosovës U18.

Rrjedhimisht fillimi i ndeshjes nuk ishte i mirë, por më pas ka pasur përmirësime të ndjeshme në lojën e djemve tanë. Arabët kanë fituar me nëntë gola dallim, ndërsa në shtabin teknik ka shpresë të madhe se paraqitja do të jetë dukshëm më e mirë në tri ndeshjet tjera.


Kosova U18 e luan edhe një ndeshje me Arabinë Saudite, ndërsa dy ndeshje i ka me Kuvajtin. Edhe Arabia Saudite e Kuvajti paraqiten me U18.
Ndeshjet miqësore vlerësohen të domosdoshme për përgatitje sa më të mirë për Evropianin që mbahet në Letoni prej 8 deri më 14 gusht.

Në Kombëtaren U18 shumica janë lojtarë 16-vjeçarë, por me potencial. Miqësoret në Slloveni, por edhe Evropiani në Letoni, do të jenë përvojë shumë e rëndësishme për karrierën e këtyre lojtarëve në hendboll.

Në Evropianin e Divizionit B, Kosova është në grup me Maqedoninë e Veriut, Letoninë e Turqinë.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Bundesliga
Kalo në kategori