LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja U-17 dhe ajo U-16 do të zhvillojnë ndeshje miqësore në muajin shtator

Përfaqësuesja U-17 dhe ajo U-16 do të zhvillojnë ndeshje miqësore në muajin shtator
(Foto: FFK-Kosova.com)

Muaji shtator do të jetë i ngarkuar me ndeshje miqësore të ekipeve përfaqësuese të Kosovës.

Drejtori për marrëdhënie me jashtë dhe i ekipeve përfaqësuese, Artan Govori, ka bërë të ditur se gjatë muajt shtator, krahas ndeshjeve kualifikuese të Përfaqësueses A dhe U-21, ndeshje miqësore do të zhvillojnë edhe Përfaqësuesja U-17, e cila më 9 dhe 11 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, do të i zhvillojë dy ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë.

Lajmet për Përfaqësuesen e Kosovës
Lexo po ashtu Lajmet për Përfaqësuesen e Kosovës

Po ashtu, edhe grupmosha U-16 do të udhëtojë nga 3 deri më 7 shtator për në Luksemburg, ku më 4 dhe 6 shtator do t’i zhvillojë dy ndeshje me këtë grupmoshë.


Kjo po bëhet në kuadër të planprogrameve zhvillimore të ekipeve përfaqësuese, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Duhet përmendur se më 30 gusht dhe më 2 shtator Përfaqësuesja A e femrave do të zhvillojë dy ndeshje me përfaqësuesen maqedonase në Maqedoni.

FFK do të vazhdojë të bëjë grumbullime dhe të aranzhojmë ndeshje miqësore kontrolluese për të gjitha ekipet grupmoshat e ekipeve përfaqësuese, gjithnjë në përpjekje për ngritjen sa më të mirë të nivelit të skuadrave.

Në trend Sport

Më shumë
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Arne Slot emëron tre lojtarë që nuk do të përfitojnë nga periudha e pushimit

Arne Slot emëron tre lojtarë që nuk do të përfitojnë nga periudha e pushimit

Premier League
Kalo në kategori