Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës e kryesuar nga presidenti Agim Ademi, anëtarët e KE-së dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, sot (e enjte), ka udhëtuar drejt La Valetas.

Aty, të shtunën, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.


Para këtij udhëtimi “Dardanët” zhvilluan tri seanca stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku përzgjedhësi Bernard Challandes punoi në shumë aspekte të lojës, me qëllim që të evitohen gabimet e shfaqura në ndeshjen e fundit si mysafirë kundër Ishujve Faroe.

Para ndeshjes me Maltën ekipi ynë do t’i zhvillojë edhe dy seanca stërvitore në La Valeta për ta përgatitur ndeshjen sa më mirë.

kosova 2 1

Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët janë optimistë se nga Malta do të kthehen me rezultat pozitiv.

kosovaa 1

Rezultati pozitiv do t’ia hapte rrugën për ta siguruar pozitën e parë në Grupin 3.

Ndryshe ndeshja në mes të Kosovës dhe Maltës është e paraparë të zhvillohet më datë 17 nëntor (e shtunë) nga ora 16:00. /Telegrafi/

kosovaa 3

telegrafi sport app