Përfaqësuesja e Kosovës është nisur sot (e mërkurë) në mëngjes drejt Çekisë, ku do të luaj me kombëtaren e këtij vendi.

Kosova është mysafire e Çekisë në kuadër të ndeshjeve eliminatore për Euro 2020 të vlefshëm për Grupin A.


Ky takim është "jetë a vdekje" për të dy ekipet përfaqësuese, pasi mund të vlej po aq sa kualifikimi në Evropian.

Ekipi i Dardanëve është më i motivuar se kurrë dhe tashmë ka marrë rrugën drejt Çekisë, ku në Plzen do të luajnë ndeshjen.

Dardanët janë parë në mëngjesin e sotëm në aeroportin e Prishtinës "Adem Jashari", duke u nisur drejt tokës çeke.

/Telegrafi/

Kosova

telegrafi sport app