LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesi i Duma-s ruse i kërkon Trumpit t’ia kthejë Kosovën, Serbisë

Përfaqësuesi i Duma-s ruse i kërkon Trumpit t’ia kthejë Kosovën, Serbisë

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dumën ruse, Leonid Kallashnikov, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump dhe Perëndimit që “t’ia kthejë Kosovën Serbisë”.

“Thirrjet për respektimin e sovranitetit tingëllojnë cinike kur vijnë nga presidenti, pushteti i të cilit ka shkatërruar të gjithë rendin botëror. Le të fillojmë me Kosovën. Kush e shpërbëu Jugosllavinë? Amerikanët shkuan në këtë rrugë dhe e hapën kutinë e Pandorës”, tha Kallashnikov për agjencinë ruse të lajmeve “Tass”

Zyrtari rus në këtë mënyrë të mërkurën komentoi fjalimin e Donald Trump të mbajtur një ditë më parë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.


Kalashnikov ka thënë poashtu se ish-Jugosllavia ishte shkatërruar duke injoruar të gjitha normat ndërkombëtare dhe pa një mandat të OKB-së, ndërsa siç tha ai “ndarja e Kosovës shkoi pa asnjë referendum dhe me dhunë”, transmeton Klan Kosova.

Dhe nëse Trump e “kishte fjalën” për Krimenë , Kallashnikov vazhdoi, “ai do të duhet të dinte se gadishulli u bë pjesë e Rusisë në bazë të vullnetit të popullit në referendum, pa një viktimë të vetme dhe luftë civile”.

“Shtetet e Bashkuara kanë shfuqizuar të drejtën ndërkombëtare, dhe tani ata janë duke u përpjekur për t`iu dhënë leksione të tjerëve, që është lloji më i keq i mundshëm i cinizmit. Së pari le t`ia kthejnë Kosovën (Serbisë)”, përfundoi Kallashnikov.

Trump dje paraqiti vizionin e tij për rendin botëror, duke thënë se ai duhet të bazohet në shtete të fuqishme sovrane dhe jo në aleanca shumëpalëshe.

“Ne duhet të hedhim poshtë kërcënimin për sovranitet, nga Ukraina në Detin e Kinës Jugore”, tha mes tjerash Trump.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori