Nga: Anders Fogh Rasmussen, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s (2009-‘14) dhe ish-kryeministër i Danimarkës (2001-‘9) / The Wall Street Journal
Përkthimi: Telegrafi.com
Dy vjet pas pushtimit të Rusisë, forcat ukrainase janë pa armë. Rusia ka avantazh të municionit – në raportin gjashtë me një – përgjatë vijës së frontit. Nëse kjo vazhdon, ambiciet e Vladimir Putinit do të bëhen reale.
Mosbalancimi në furnizimet me armë, është dështimi i madh i aleatëve perëndimorë të Ukrainës. Për një muaj, Koreja e Veriut ia dërgoi Rusisë po aq municionee artilerie sa Bashkimi Evropian ka mundur t’ia dërgojë Ukrainës brenda një viti. Rusia prodhon tri milionë predha në vit, ndërsa ShBA-ja dhe Evropa – së bashku – janë në gjendje të prodhojnë vetëm 1.2 milionë për Kievin. Pavarësisht fuqisë së madhe ekonomike të botës demokratike, po tejkalohemi në prodhim nga një arsenal autokracie në Rusi, në Iran dhe në Korenë e Veriut.
Nëse aleatët perëndimorë nuk e shtojnë menjëherë furnizimin me armë dhe municione për Ukrainën, e ardhmja do të jetë e zymtë. Nëse z. Putin nuk ndalet në Ukrainë, kjo do të nënkuptojë dekada të paqëndrueshmërisë dhe të konfliktit në Evropë. Duhet të zgjohemi nga ai rrezik dhe t’i fusim ekonomitë tona në gjendje lufte.
Ndryshimi i valës kërkon vendime politike. Kongresi duhet të miratojë ndihmën e ngecur prej 60 miliardë dollarëve për Ukrainën – me shpejtësi. Megjithatë, ndryshimi i tillë kërkon gjithashtu udhëheqje nga industria. Nëse duam të mbrojmë lirinë dhe demokracinë, CEO-të duhet ta bëjnë një hap para – siç bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në fund të viteve 1930, demokracitë perëndimore ishin të papërgatitura – në mënyrë të rrezikshme – për kërcënimet e paraqitura nga autokracitë e Gjermanisë dhe Japonisë të cilat armatoseshin me shpejtësi. Në maj 1940, kjo vetëkënaqësi u ekspozua keq. Forcat naziste e sulmuan Holandën, Belgjikën dhe Francën, duke e lënë shpejt Britaninë si të vetme në luftën për demokracinë në Evropë. Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Franklin D. Roosevelt pranoi se ShBA-ja kishte nevojë urgjente për të rritur prodhimin ushtarak dhe për ta vendosur ekonominë në gjendje lufte. Për ta bërë këtë, ai e njihte njeriun të cilin do ta thërriste: William S. Knudsen.
Knudsen ishte CEO i General Motors, njeri me përvojë të madhe në industrinë e automobilave dhe një nga krerët më të paguar të biznesit në ShBA. Roosevelti e ngarkoi atë të transformonte prodhimin industrial të Amerikës – duke e shndërruar atë në arsenal të demokracisë. Për përpjekjet e veta, Knudseni do të merrte shumën simbolike prej një dollar në vit.
Knudseni u fut në detyrë. I bëri listat e armëve dhe municioneve të nevojshme: 50 mijë aeroplanë, 13 mijë predha të mortajave, 33 milionë predha artilerie, 300 mijë mitralozë me municion, 1.3 milion pushkë me municion, 380 luftanije. Më pas udhëtoi në të gjithë vendin për t’u takuar me drejtuesit e industrisë, për të vizituar fabrikat dhe për të nënshkruar kontratat.
Knudseni e kuptoi se shpejtësia ishte vendimtare. Në takimet me drejtuesit e kompanive dhe sindikatave, ushtroi presion maksimal për të rritur prodhimin. Mesazhi i tij ishte i qartë: “Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjithçka që kërkojmë në këmbim është të na jepni shpejtësi dhe më shumë shpejtësi. Kemi nevojë për çdo makinë që funksionon me shpejtësi të plotë … Duhet ta tejkalojmë Hitlerin”. Brenda pesë muajve, Knudseni kishte nënshkruar 920 kontrata me rreth 500 kompani.
E gjithë shoqëria amerikane u mobilizua për luftën dhe brenda një viti ekonomia ishte në gjendje luftarake. Metodat e Knudsenit ishin të diskutueshme dhe stili i tij i drejtpërdrejtë shpeshherë çonte në konfrontim me politikanët dhe sindikatat. Por, falë rrjetit të tij, njohjes së kushteve të punës në fabrikë dhe aftësisë së tij për të organizuar punëtorët dhe makineritë, ai ia doli në rrugën e vet. Ishte vendimtar në ndryshimin e valës kundër Gjermanisë dhe Japonisë.
Nëse mund ta bëjmë një herë, mund ta bëjmë përsëri. Përballë kërcënimit të ripërtërirë nga një autokraci e militarizuar, duhet të përsërisim arritjet e Knudsenit dhe t’i vendosim ekonomitë tona në gjendje lufte. Kjo do të kërkojë veprim nga politikanët, nga industria dhe nga sindikatat – si dhe nga liderët të cilët mund t’i shkurtojnë diskutimet e pafundme, burokracitë dhe kohët e gjata të dorëzimit.
Këtu janë pesë ide për t’i lëvizur gjërat:
Së pari, qeveritë duhet të lidhin kontrata afatgjata me industrinë e armëve, për t’u siguruar që kompanitë do ta kenë kapitalin e nevojshëm për të zgjeruar shpejt kapacitetin.
Së dyti, procesi i kontraktimit duhet të thjeshtohet dhe shkurtohet. Një letër e nënshkruar për këtë qëllim, duhet të jetë e mjaftueshme për të filluar prodhimin dhe funksionimin e shpejt, duke i lënë pas detajet ligjore që renditen gjatë rrugës.
Së treti, duhet të lehtësojmë përkohësisht rregullat për tenderimin e kontratave të mbrojtjes, në mënyrë që prodhimi të fillojë me porosi direkte për kompanitë të cilat janë në gjendje të dorëzojnë menjëherë armët ose municionet.
Së katërti, industria e mbrojtjes duhet të lejohet për investimet në objektet e reja të prodhimit, më shpejt sesa normalisht, për të pasqyruar, me shpresë, horizontin më të shkurtër për luftë dhe konflikt.
Së pesti, fondet sovrane të pasurisë, si dhe fondet private të pensioneve dhe investimeve, duhet të krijojnë grupe të veçanta për investimet në industrinë e mbrojtjes. Kjo do të tërheq kapitalin privat, të nevojshëm për zgjerimin e shpejtë të industrive tona të mbrojtjes.
Duhet ta përqafojmë një mentalitet të ri. Kemi nevojë për politikanët të cilët guxojnë ta thonë të vërtetën – duke përfshirë atë se investimet në mbrojtje dhe pajisje ushtarake janë elemente thelbësore në mbrojtjen e lirisë dhe të paqes. Kemi nevojë për liderë të biznesit dhe të punës, të përgatitur për të marrë përgjegjësi përtej interesave të kompanive të veta individuale. Në fund të fundit, kemi nevojë për një William S. Knudsen të ri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje