Poezi nga: Naim Frashëri
Ç’sheh, është zot’i vërtetë,
Ç’dëgjon, është zër’i tija,
Gjithë ç’ka e s’ka në jetë,
Eshtë vetë perëndia.
Mos shiko valëtë p’anë,
Mos të gënjenjë rremeti,
Të tëra një burim kanë,
Gjithë ngrihen pej një deti.
Në det të math e të gjërë
Çdo valë që të sheh syri,
Atje është deti tërë,
Po valëtë mirë qyri.
Kur ta zësh gjënë të bërë,
Esht’ ashtu me të vërtetë,
Po ta vësh re gjat’ e gjërë,
Esht’ ajy bërësi vetë.
Dhe kush flet edhe ç’gjë flitet,
Ç’duket e s’duket në jetë,
Dhe kush sheh dh’ajo që shihet,
Zot’ i vërtet’ është vetë.
Se e tërë gjithësia,
Që nuk’ i gjëndetë fundi,
Eshtë vetë perëndia,
Për atë s’ka vënt gjëkundi.
Eshtë në shesht perëndia,
I verbëri s’munt ta shohë,
Ajo është gjithësia,
I dituri munt ta njohë.
Pe një lulezë kur shohim
Dhe të vëmë re një fletë,
Me dituri munt ta njohim
Q’atje ‘shtë zot’ i vërtetë.
Eshtë në shesht perëndia,
Sicilido munt ta njohë
Po s’e mbuloi e padija,
Njeriu tekdo munt ta shohë.
Kush do ta shohë të tërë,
Të shohë mirë njerinë,
Vethen’ e tij re të vërë,
Atje e gjen perëndinë.
Dhe parajsi dhe skëterra,
Dhe engjëlli edhe djalli,
Edhe gjithë ç’ka të tjera,
Janë brënda tek i gjalli.
Ajy që ka mirësinë,
Ka perëndin’ e të mirat,
Edhe kush ka djallëzinë,
Ka djallë e ligësirat.
Më çdo anë e kërkova,
Thashë: ku ‘shtë perëndia,
Po më pasdaj e mësova,
Qënke ndaj mej’ e s’e dija.
Kërkonja gjetkë ta gjeje
Zotn’ e math e të vërtetë,
Ajy qënëkej ndaj meje,
E paskësha unë vetë!
Me fjal’ e me agjërime
Nuk e gjen dot perëndinë,
As me kreshm’ e me kungime,
Si punojn’ ata që s’dinë
Trajstën’ e ke plot me bukë,
Edhe hiqesh si i mjerë,
Dhe ke zën’ e thua nukë,
E lipën derë më derë.
Eshtë ndaj teje i gjallë,
Ti e kërkon nëpër gurë,
Në të rrem’ e në përrallë,
Andaj nuk’ e gjen dot kurrë.
Pa s’vdes kurrë perëndia,
Po kush vdes në jetë vallë?
Gjë s’vdes, sepse gjithësia
Eshtë gjithënjë e gjallë.
Qeshë diell, ishnja hënë,
U bësh’ uj’ e balt’ e erë,
Yll e zok e dash kam qënë,
Pa dhe njeri shumë herë.
Sa det i math e i gjerë
Edhe sa mijëra valë!
Sicil atje do të bjerë,
Prapë soje do të dalë.
Mijëra shpirtëra ngrihen,
Bijen mijëra të tjera,
Vjen dimëri, lulet pshihen,
I nxjer prapë në shesht vera.
Nj’është, po ka shumë ngjyrë,
Duket sikur s’ka të ngjarë,
E sheh fytyrë-fytyrë,
Po ‘shtë i njëjt’ e i pandarë.
Ajy është trëndafili
Edhe gjëmb’ i trëndafilit,
Ajy është dhe bilbili,
Ajy dhe zër’ i bilbilit.
Mos shiko ç’rrobë ka veshur,
Eshtë brenda vet’ i qetë,
Syr’ i t’urtit e sheh xhveshur,
Veç ati s’ka gjë ndë jetë.
Zoti është gjithësia,
Ajy është gjithë ç’janë,
Po kush njeh vethen e tija,
S’e kërkon më tjatër anë.
Dhe qelqeja u hollua
Dhe vena, pa u përzjenë
S’ka ven’, është qelqe thua,
A s’ka qelqe, është venë.
Unë ndaj teje një pikë,
O det i gjer’ e pa anë!
Të hynj brënda më vjen frikë,
Po s’hiqem dot dhe mënjanë.
Të kisha zën’ e bilbilit,
Gjithënjë do të këndonja
Bukurin’ e trëndafilit,
Dhe kurrë të mos pushonja.
Po ti vetë je, o bilbil,
Ti je edhe dashuria,
Ti je edhe trëndafili
Edhe bukuri e tija.
Ti je ç’është jet’ e tërë,
Ti je vetë gjithësia,
Ti vetë njeri je bërë,
More fytyrën e tija.
Oh! det i math e i paanë,
Në një stamnë qysh ka hyrë?
Ajy q’është gjithë ç’janë,
U mbloth tok më një fytyrë.
Më çdo anë që shikova,
Pashë mirë që je vetë,
Të gjeta tek të kërkova,
Zot’i math e i vërtetë.
Pe trupi shpirt është bërë,
Edhe shpirti trup në jetë
Eshtë bërë, një i tërë
Gjithë ç’është, është vetë.
Paskëtaj, o shokë, kurrë
Mos kërkoni perëndinë
Nëpër mur’ e nëpër gurë,
Po shihni mirë njerinë.
Zëmr’ e njeriut në jetë
Eshtë vënd’ i perëndisë,
Esht’ atje zot’ i vërtetë,
Det’ i math i gjithësisë.
Ajy është gjithësia,
Edhe udh’ e perëndisë,
Eshtë vetëm njerëzia,
Q’i duhetë njerëzisë.
Mer dorën e diturisë,
Pa ajo do të të nxjerë
Gjer te fron’ i perëndisë,
Ndaj soje do të të shpjerë.
Esht’ e vërtetë kjo punë,
Mos qëndroni n’errësirët,
Se këtë s’e gjeta unë,
E kanë thënë të mirët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBranisllav Nushiqi, për Kosovën (1912): Toka e ilirëve - arbanasëve
Letra e Fishtës për Mussolinin, pasi u zgjodh në Akademinë e Italisë
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
LUMTURIA ËSHTË DASHURI
Fjalët e Enver Hoxhës dhe gjyqi kundër Zef Pllumit
Komiti shqiptar në arrati, në një shpellë me një ujk: Kur e vranë ujkun, humbi shpresa!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?