LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 12° partlycloudy_night

Përdorimi zyrtar i gjuhës rome mbështet përfshirjen sociale si dhe reduktimin e dezinformatave

Përdorimi zyrtar i gjuhës rome mbështet përfshirjen sociale si dhe reduktimin e dezinformatave

Përdorimi zyrtar i gjuhës rome në hapësirat publike krahas kontributit për respektimin e të drejtave të këtij komuniteti mund të luaj rol edhe në reduktimin e dezinformatave është thënë të martën gjatë një diskutimi në Prizren.

Përfaqësues institucionesh e të shoqërisë civile kanë vlerësuar se njohja e gjuhës rome në përdorim zyrtar në nivel komunal ndihmon në krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse duke siguruar që të gjitha komunitetet të kenë qasje në informacion të saktë, raporton Telegrafi.

Në panelin e titulluar “Zyrtarizimi i Gjuhës Rome në Luftën Kundër Dezinformatave”, të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Radio Romano Avazo është theksuar rëndësia e të drejtave gjuhësore, roli i informacionit të besueshëm dhe përgjegjësia e mediave për të mbështetur diversitetin gjuhësor dhe për të luftuar dezinformatat.


Arta Pllana nga Zyra e Komisionarit për Gjuhët si çështje të rëndësishme në këtë aspekt ka veçuar nevojën që Komuna e Prizrenit dhe ajo e Graçanicës të parashohin në buxhetet e tyre pozitat për përkthyesit romë.

Fatmir Menekshe nga Romano Avazo ka theksuar se mediat janë mjetet kryesore të informimit për komunitetet jo-shumicë dhe se kjo radio është media e vetme e pavarur në gjuhën rome. Sipas tij, sfidat janë të shumta, për shkak të burimeve të kufizuara të financimit.

“Pavarësisht kësaj kemi angazhime dhe punojmë me të rinjtë e komunitetit që ata të mos bëhen viktima të dezinformatave”, ka thënë Menekshe, raporton Telegrafi.

Getoarbë Mulliqi nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se ky Asociacion duke parë sfidat me të cilat ballafaqohen mediat e komuniteteve jo-shumicë është duke bërë përpjekje për gjetjen e modaliteteve të ndryshme për ti përkrahur ato.

Imer Mushkolaj nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka theksuar se në vitet e fundit ka pasur ulje të rasteve të gjuhës së urrejtjes të drejtuar ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, dhe ka inkurajuar mediat e OShC-të e këtyre komuniteteve që t’i paraqesin ankesat në KMShK.

Jeton Mehmeti nga Komisioni i Pavarur për Media ka theksuar se në databazën e KPM-së figuron se vetëm një radio është e licenuar me programin në gjuhën rome respektivisht Romano Avazo. Ai ka inkurajuar të njëjtit që të aplikojnë për krijimin e një televizioni në gjuhën rome, ngase përmes kuadrove të kualifikuara ndikojnë edhe në parandalimin e përhapjes së dezinformatave, raporton Telegrafi.

Në anën tjetër aktivistët dhe gazetarët romë gjatë diskutimeve të tyre kanë kërkuar që institucionet e Kosovës të jenë më të përgjegjshme në zbatimin e legjislacionit dhe politikave publike që ndërlidhen me pjesëtarët e komunitetit rom dhe komunitetet tjera jo-shumicë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Kalo në kategori