LAJMI I FUNDIT:

Përditësoni shtëpinë tuaj: Gjashtë ide dekori për verën

Përditësoni shtëpinë tuaj: Gjashtë ide dekori për verën

Dihet fakti që vera ka shumë diell, gëzim, ngjyra dhe gjallëri kudo ku ktheni sytë! Por, stina mund të “ndihet” edhe në shtëpinë tuaj, sigurisht nëse doni që ta përcillni atë përmes detajeve të ndryshme të dekorit

Mund të shtoni disa suvenire porcelani ose prej druri apo ngjyra të forta, ja disa ide që mund t’ju duhen për ta transformuar mobilimin e shtëpisë duke pasur në fokus thjesht muret!

1. Përdorni letër murale


Një letër murale me motive deti, tropikale, gjethe të harlisura ose tematika nga deti nuk është asnjëherë e tepruar sepse ajo sjellë atmosferën e verës brenda në shtëpinë tuaj, shkruan Homes & Gardens.

2. Ndërtoni një kënd me fotografi

Sigurisht, fotografitë mund janë momente që sjellin emocione apo diçka reflektuese në jetën tonë, por kur përdoren për efekt dekori marrin tjetër vlerë. Thjesht, zgjidhni disa nga fotografitë më të bukura, vendosini në kornizë dhe me to mbushni murin që ju mendoni në shtëpi.

3. Shtoni pasqyrat

Një tjetër truk i përjetshëm është dekori me pasqyra, qofshin të varura si grup ose veçmas, kjo për të shtuar sa më shumë dritë natyrale në shtëpi.

4. E verdha, ngjyra IN

Jo vetëm se është një nga nuancat më në trend këtë vit, por e verdha është natyrshëm sinonim i verës. Ndaj, shtimi i detajeve me këtë tonalitet rrit ndjenjat e pozitivitetit, relaksit dhe energjisë në shtëpi.

5. Pjata porcelani si dekor

Pse të mos ndërtoni një faqe muri me pjata në ngjyrë blu ose deti, të cilat japin atë idenë perfekte të një darke verore, buzë detit me njerëzit më të dashur të zemrës, citon Anabel.

6. Aksesorë druri dhe kashte

Stili bohemian krijon një atmosferë qetësie, sidomos në verë. Ndaj, aksesorët prej materiali kashtë, palmë ose me motive thurjesh janë një ide e mirë dekori për t’u shtuar në ambientin tuaj.

A e dini se çfarë është ‘terrazzo’? Ja disa ide se si të dekoroni shtëpinë tuaj me këtë stil interesant
Lexo po ashtu A e dini se çfarë është ‘terrazzo’? Ja disa ide se si të dekoroni shtëpinë tuaj me këtë stil interesant

/Telegrafi/