Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, bëri të ditur se lista e barnave esenciale nuk ishte përditësuar që nga viti 2015, ndërsa tashmë është hartuar një version i ri, i modernizuar, që synon të garantojë furnizimin me terapi kritike për shëndetin publik dhe të lehtësojë mbulimin e kostove për qytetarët përmes sigurimit shëndetësor.

“Vetëm përditësimi është realizuar nga fundi i vitit 2025 në kuadër të platformës kombëtare për barna nën udhëheqjen e ministrisë së shëndetësisë në mbështetje të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe grupit punues”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.
Koordinatori i grupit punues për përditësimin e listës, Zoran Sterjev, theksoi se lista përfshin medikamentet më të domosdoshme për trajtimin e sëmundjeve më të zakonshme, duke u përshtatur me nevojat reale të popullsisë.


“Ajo që është specifike dhe që duhet të përmendet sipas politikave të ministrisë së shëndetësisë që janë aktuale në listën esenciale, për herë të parë kemi edhe terapia zëvendësuese me nikotinë përfshinë flasterët transdermalë dhe çamçakëzin me nikotinë. Më tej, kemi edhe një mjet kontraceptiv. Është bërë gjithashtu një riorganizim i barnave antiinfektive, ku është rritur numri i barnave kundër infeksioneve që tani janë pjesë e listës esenciale”, dekalroi Zoran Sterjev, koordinator i grupit punues.

Ai shtoi se lista esenciale dallon nga lista pozitive e barnave, pasi përfshin preparate që shteti duhet t’i ketë të siguruara në çdo kohë për qytetarët.