LAJMI I FUNDIT:

Përditësimi i rëndësishëm për Etherum, është shtyrë për në fund të shkurtit

Përditësimi i rëndësishëm për Etherum, është shtyrë për në fund të shkurtit

Etherum, një prej platformave më të mëdha për kriptovaluta, ka bërë të ditur se do të kërkojë përditësimin Constantinopole, deri më 16 janar.

Megjithëse shfrytëzuesit ishin të gatshëm ta ndryshonin aplikacionin, është bërë i ditur se ky përditësim i rëndësishëm është shtyrë për në 27 shkurt, transmeton Telegrafi.

Lajmin e ka bërë të ditur krijuesi i platformës, Peter Szilagyi që shkroi një postim të shkurtër në Twitter.


“Ndryshimi që do duhej të bëhej në Blockchain 7,280,000 është shtyrë për në fund të shkurtit. Megjithëse kemi vendosur për datën 27, mund të ketë shtyrje të vogla, për shkak të ngarkesës së mundshme” ka shkruar Szilagyi.

Me instalimin e Constantinopele, pritet të aktivizohen pesë përditësime, që e bëjnë Etherumin shumë më praktik dhe efikas. Duke i hapur në të njëjtën kohë, rrugën për përditësime të reja, t’i bëjë transaksionet më të lira dhe të ndalojë çdo virus të mundshëm.

Ky përditësim është i shumë i rëndësishëm, pasi do të vijë para Casper që do të kërkohet gjatë këtij vitit, që do t’i shkaktojë Etherumit shumë ndryshime pozitive. /Telegrafi/