LAJMI I FUNDIT:

Përditësimi i Silverlightit

Përditësimi i Silverlightit

Microsoft sot publikoi lëshimin në qarkullim të një përditësimi të vogël të Silverlight 5 në versionin 5.1.10411.0 në formën 32- dhe 64-bitësh për të gjitha platformat. Edhe pse përditësimi nuk sjell risi funksionale që do të nënkuptonin ndryshime të mëdha, me të arrijnë disa përditësime të sigurisë dhe korrigjime të problemeve.

Ky përditësim sjell ndryshime në emërtimin e versioneve dhe vjen si “build” version më i vogël, kështu që mund ti shkaktoj probleme aplikacioneve të cilat kontrollojnë buildin, e jo tërë emërtimin. Risia më e madhe ka të bëjë me ndryshimet e sigurisë rreth problemit TrueType i cili paraqitet në produketet tjera sikur që janë Office dhe .NET framework. Përditësimi i sigurisë do të zgjidh problemin që mund të shkaktohej nga dokumentet caktuara që përmbajnë fonte TrueType. Janë riparuar problemet me Best Effort DRM që nuk verifikohej si duhet, problemet me aplikacionet OOB të cilat përdorin të drejtat e administratorit dhe problemet me licenca gjatë përditësimit të Silverlight 4 në versionin 5. Në listën e korrigjimeve ndodhet edhe rastet e ndryshme të “ekraneve të bardhë” te përdorimi i fonteve emërtimi i të cilëve fillon me shenjën &, problemet me rrëzimin te kombinimet e caktuara të fonteve, fokusin e TextBox dhe disa probleme me DRM dhe identifikimin e ID shenjës harduerike.

Fatkeqësisht, përditësimi nga versioni 4 në 5 ende nuk është në dispozicion përmes Windows Update-it. /Telegrafi/