LAJMI I FUNDIT:

Përçahet ushtria në Venezuelë

Përçahet ushtria në Venezuelë

Një prej zyrtarëve më të lartë ushtarakë në Venezuelë, Jose Luis Silva, i ndërpreu hapur lidhjet me liderin e vendit Nicolas Maduro. Silva dha dorëheqjen nga posti i atasheut të mbrojtjes në SHBA dhe deklaroi se mbështet udhëheqësin e opozitës Juan Guaido, të njohur nga një sërë vendesh si president i Përkohshëm.

Në krizën e krijuar në shtetin e varfër të Amerikës latine, ushtria konsiderohet gjerësisht si faktor vendimtar. Duke folur nga zyra e tij en ambasadën venezueliane në Washington.

Silva kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vendin e vet të lindjes. Unë nuk e njoh me Nicolas Maduron si president, i tha ai gazetës se Majamit të botuar në spanjisht El Nuevo Herald.


Venezuelë, ofertë për amnisti Maduros, por vetëm me një kusht
Lexo po ashtu Venezuelë, ofertë për amnisti Maduros, por vetëm me një kusht

“Mesazhi im i drejtohet të gjithë pjesëtarëve të forcave të armatosura. Kushdo që mban armë, lutet të mos i përdore ato kundër popullit. Pjesë e tij jemi edhe ne, dhe jemi lodhur duke mbështetur një qeveri që ka tradhëtuar parimet me bazike dhe e ka shitur veten tek kombe të tjera”, tha Silva.

Njoftimi i tij përbën një thyerje në unitetin e liderëve ushtarake, të cilët më herët ishin zotuar për besnikëri ndaj Maduros, ndërsa vetëshpalljen e Guaidos e përshkruan si grusht shteti. Roli i ushtrisë shihet si vendimtar në konfliktin mes qeverisë së Maduros dhe lëvizjes opozitare të Guaidos që këmbëngul për zgjedhje të lira. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Kalo në kategori