Gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti 70 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë shpenzuar 112 mijë e 236 euro e 13 cent në udhëtime zyrtare.
Sipas një raporti nga Instituti Demokratik i Kosovës, nga prilli deri në qershor këta deputetë kanë realizuar 136 udhëtime.
“Në bazë të raportit financiar për tre mujorin e dytë të vitit 2018, të cilën e ka publikuar Kuvendi i Kosovës, shihet se shpenzimet e deputetëve në udhëtimet jashtë vendit janë rritur për 86% krahasuar me tre mujorin e parë të këtij viti. Në bazë të këtij raporti, vetëm për udhëtime të deputetëve jashtë vendit janë shpenzuar në total 112,236.13 € në 136 udhëtime të realizuara. Janë 70 deputetë të Kuvendit të Kosovës që kanë realizuar udhëtime zyrtare gjatë kësaj periudhe”, thuhet në raportin e KDI-së, përcjell Telegrafi.
Sipas këtij raportit shtetet më të vizituara nga ana e deputetëve janë Shqipëria me 24 udhëtime, Turqia, Gjermania, Franca janë me nga 10 udhëtime, ndërsa në ShBA janë realizuar tetë udhëtime.
“Pjesa më e madhe e buxhetit për udhëtime jashtë vendit është shpenzuar për mëditje dhe bileta të udhëtimit: 41,103.76 € për mëditje respektivisht 40,781.65 € për bileta. Ndërkaq, 27,982.36 € janë shpenzuar për akomodim në vendet që janë vizituar nga deputetët dhe 2,368.36 € në kategorinë e shpenzimeve të tjera”, thuhet në raport.
Sipas KDI-së, në raportin e publikuar, ashtu sikurse në raportet paraprake mungojnë të dhënat lidhur me arsyet e vizitave të deputetëve jashtë vendit dhe datat që tregojnë se sa kanë qëndruar deputetët në një udhëtim të caktuar.
KDI po ashtu thotë se mos publikimi i raportit të detajuar të shpenzimeve ua kufizon vlerësimin e menaxhimit të buxhetit nga ana e Kuvendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, ministri shqiptar: Kishte tendenca për destabilizim në zonën kufitare të Kosovës

Aleanca trepalëshe ushtarake, reagon MPJD: Kosova nuk frikësohet nga kërcënimet e Serbisë

Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në Vogovë të Gjakovës

“Kë e kanë zënë nëpër shtëpi, i kanë vra”, dëshmitarët rrëfejnë për dëbimet nga shtëpitë e torturat ndaj civilëve

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin