LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë, UBT ofron diplomë të dyfishtë studimi me CASS Europe, në Francë

Për herë të parë, UBT ofron diplomë të dyfishtë studimi me CASS Europe, në Francë

Studentët që do të zgjedhin UBT-në, prej tash e tutje do të kenë mundësinë që të marrin diplomë të dyfishtë edhe nga Franca, respektivisht nga CASS European Institute of Menagement Studies.

Kjo si rrjedhojë e lidhjes së bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe CASS Europe, me qëllim të ofrimit të mundësisë për studime të përbashkëta mes dy institucioneve.

Falë kësaj marrëveshje, studentët do kenë mundësi të studiojnë në nivelin bachelor, master dhe të kryejnë studime të akredituara të doktoraturës, teksa studimet do t’i përfundojnë pjesërisht në UBT dhe pjesërisht në CASS Europe.

Studimet e përbashkëta për studentë do të ofrohen në këto programe:

– Bachelor i Administrimit të Biznesit

– Master i Shkencave në Menaxhment

– Master i Shkencave në Psikologji Industriale/Organizative

– Master i Administrimit të Biznesit

– Doktoraturë në Administrim Biznesi dhe

– Pjesë e Programeve të akredituara të UBT-së.

Ky shënon një hap tejet të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e mëtutjeshëm të arsimit të Kosovës, prej të cilit do të përfitojnë drejtpërdrejt studentët kosovarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë

Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Ekonomi
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Ekonomi
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Ekonomi
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Ekonomi
Kalo në kategori