Për herë të parë që nga viti 1998, sot është mbajtur liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar”, e cila ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës në kryeqytet, objekt ky i kontestuar tash e sa kohë.

“Ipeshkvi Theodosius dhe priftërinjtë dhe besimtarët u mblodhën në tempullin e papërfunduar me rastin e festës së Ngjitjes së Zotit.


Pas shërbimit dhe prerjes së tortës së festës, Peshkopi Teodosije tha se arsyeja e tubimit të sotëm në Prishtinë ishte lutja dhe se ishte gjëja më e mirë që mund t'i ofronim Zotit”, thuhet në njoftim.

Kisha ortodokse serbe është ndërtuar në hapësirat e Universitetit të Prishtinës në vitin 1992, pas marrjes së dhunshme të pushtetit nga Serbia më 1989. /Telegrafi/

040CE6DF 4C91 458C BB1D 60CA76027164

76DDD335 7270 4671 97DA 4CA2FB9190B9 scaled 1

5415F626 2199 46CB 92D0 970DE537734E  1

DF4B0AA5 5E6B 4699 96F7 638FFFF32434