Site icon Telegrafi

Për pesë muaj identifikohen 611 raste më kancer në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka deklaruar se gjatë këtyre pesë muajve të fundit në Kosovë janë identifikuar 611 raste me kancer.  

Sipas ShSKUK-së, në saje të raportit të punës ata kanë arritur të konstatojnë se numër më i madh i rasteve të paraqitura gjatë periudhës janar-maj, ishin me kancer të gjirit, të mushkërive, gastrointestinal, urogjenital dhe me kancer në kokë-qafë.

“Për 5 muaj në Kosovë janë identifikuar 611 raste me kancer, të cilat po trajtohen në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Në saje të raportit të punës për periudhën janar-maj 2022 janë regjistruar 176 raste me kancer të gjirit, 65 raste me kancer në mushkëri, 140 raste me kancer gastrointestinal, 143 raste me kancer urogjenital dhe 87 raste me kancer në kokë-qafë”, njofton ShSKUK-ja.

Po ashtu në Klinikën e Onkologjisë aty ku zakonisht trajtohen pacientët me kancer, në pjesën e parë të këtij viti janë kryer 528CT dhe 174 ECHO.

“Mjekët onkologë kanë realizuar 19 mijë e 495 kontrolle mjekësore gjatë kësaj kohe, gjersa janë aplikuar 12 mijë e 640 terapi me citostatikë. Në Klinikën e Onkologjisë, në pjesën e parë të këtij viti, pa llogaritur muajin qershor deri tash, janë bërë 528 CT dhe 174 ECHO”, bënë të ditur ShSKUK. /Telegrafi/

 

Exit mobile version