Në kuadër të muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, ushtruesi i drejtorit të përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu ka vizituar Klinikën e Onkologjisë, me ç’rast nga afër u njoftua në lidhje me punën që po bëhet nga kjo klinikë, fushatën për vetëdijesim dhe me trajtimin e rasteve me kancer të gjirit dhe rasteve tjera të kancerit.
Ekrem Hyseni, drejtor i Klinikës së Onkologjisë ka njoftuar se vetëm në këtë nëntëmujor janë 239 raste me kancer të gjirit.
Ai mes tjerash njoftoi se klinika në bashkëpunim edhe me Shoqatën e Onkologëve të Kosovës dhe Shoqatën “Jeta Vita”, kanë organizuar aktivitete të ndryshme nëpër komunat e Kosovës, qoftë përmes ligjëratave të ndryshme dhe formave tjera informuese.
Mes tjerash, ai njoftoi se bazuar në statistika, në vitin 2013, ka pasur 700 raste, më 2014, 770 raste me kancer, 808 raste më 2015, 1.236 raste më 2016, përderisa në nëntëmujorin e këtij viti gjithsej 1.128 raste.
Drejtori Hyseni shpjegoi se kjo nuk duhet kuptuar si rritje e numrit, por vetëdijesim dhe raportim e paraqitje e rasteve dhe tendencë për zbulim më të hershëm të rasteve, ngase nga një raport analitik, del se Kosova ka numrin më të vogël të rasteve me kancer në regjion.
Ai shtroi nevojën e funksionalizimit 24-orësh të Klinikës së Onkologjisë, e cila për momentin ofron shërbime 12-orë në ditë.
Sa i përket brahiterapisë, ai tha se është duke u punuar dhe i njëjti shërbim deri në fund të vitit pritet të jetë në shërbim të pacientëve dhe të kompletoj gamën e shërbimeve onkologjike.
Sejdiu tha se do të angazhohet që në planet afatmesme të punoj për funksionalizim 24-orësh të kësaj klinike, por për ta bërë këtë nevojiten infermier shtesë, e po ashtu duhet të bëhet adaptimi i hapësirave të klinikës, apo eventualisht të shihet mundësia e shfrytëzimit të ndonjë hapësire tjetër për vendosje të shtretërve për pacientë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale