Një lyerje buke nga kungulli kombinuar me gjalpin e susamit, me siguri nuk e do e ndani nga tryezat tuaja. Përmes recetës së mëposhtme do ta keni më të lehtë përgatitjen e saj Përbërësit:- 500 g kungull, - 2 lugë gjalpë susami (tahini), - 2 thelpinj hudhre, - kripë, - 2–3 lugë vaj ulliri, - ½ lëng limoni, - sipas dëshirës spec i ëmbël.Përgatitja:

Kungullin priteni në copa të vogla dhe piqeni në furrë që të zbutet.


Në blender qitni kungullin e pjekur, gjalpin e susamit, hudhrën dhe kripën.

Shtoni një lugë vaj ulliri. Nëse përbërja është shumë e dendur, shtoni edhe pak vaj ulliri apo, sipas dëshirës, shtoni lëng limoni.

Kujdes me shtesën e lëngut të limonit, sepse tretja do të mund të tharbet lehtë.

Shërbehet si lyerje buke për kafjall ose si shtojcë bashkë me perimet e pjekura për drekë. /Telegrafi/