Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur të pafajshëm në të tri akuzat ish-imamin e Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqin.

Ish-imami akuzohej “për shtytje për terrorizëm, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi”.


Ndërkohë, përveç mediave vendore, përcjell Telegrafi, një lajm i tillë ka zënë vend edhe në media prestigjioze, si “The Washington Post”.

Në artikullin e vet, ky medium shkruan se një gjykatë e Kosovës ka liruar një imam mysliman të akuzave për terrori dhe gjuhë urrejtjeje.

Po sipas mediumit, gjyqtarët kishin gjetur "prova jo të mjaftueshme" për të provuar se Shefqet Krasniqi ishte i përfshirë në terror ose kishte përdorur gjuhën e urrejtjes.

“Ata gjithashtu e shfajësuan atë për evazion fiskal”, shkruan mediumi në fjalë.

Ndërkohë, WP shton se Krasniqi u akuzua për interpretimin e Kur'anit tek besimtarët e tij në vitet 2013-2014, duke përdorur rrjete sociale dhe burime të tjera informacioni dhe duke u bërë thirrje atyre të bashkohen me grupet ekstremiste në Siri dhe Irak.

The Washington post thekson se Kosova, “me 1.8 milion popullsinë e saj kryesisht myslimane, ka qenë një burim i madh i luftëtarëve të huaj, me 350 grupe të grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak. Autoritetet kanë thënë se rreth 180 prej qytetarëve të vendit janë akoma aktiv atje”.

Screenshot 7 5

Ndërkohë, pas lirimit nga akuzat, Krasniqi ka thënë se “drejta doli në pah”.

“Kam qenë i bindur, si ju dhe ata që kanë urdhëruar të më arrestojnë, se nëse në vendin tonë ka vetëm një shkëndijë drejtësie puna ime është shumë e qartë dhe pa asnjë shibël do të del në pah, dhe fal Zotit kjo u vërtetua. Faleminderit për të gjithë ju që më keni përkrahë, pavarësisht të gjitha lakimeve që kanë qenë herë-herë”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/