Francezi që shkëlqeu në Euro 2016, pasi shijoi një sezon të shkëlqyer me “Çekanët”, ka konfirmuar tashmë se do të mbetet në lindje të Londrës edhe në sezonin 2016-17.
Ylli i West Ham Unitedit, Dimitri Payet ka pohuar se “100 për qind do të qëndrojë në klub” pavarësisht interesimit të gjigantëve evropian.
Për shërbimin e mesfushorit 29-vjeçar thuhet se ka shfaqur interesim Real Madridit pas performancës fantastike të francezit në Ligën Premier gjatë sezonit të kaluar dhe me Francën në evropianin e fundit të futbollit.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Payet ka kontratë me skuadrën angleze deri në verën e vitit 2021, ndërsa për West Hamin deri më tani ka shënuar nëntë gola dhe ka pasur 12 asistime në Ligën Premier. /Telegrafi/