Nutricistja Albulena Shabani Ilazi ka treguar për rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm dhe rëndësinë e çajrave.


Shabani Ilazi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur edhe për rëndësinë e gjumit të mirë dhe ndikimin që kanë çajrat.

Disa çajra preferohen para gjumit. Çaji kamomil, çaji valerinana, çaji menta. Është shumë i mirë dhe shumë efekt edhe te personat që kanë probleme psikologjike, probleme me gjumin...”, tha ajo.

Nutricistja Shabani Ilazi ka folur edhe për çajin e karafilit që sipas saj është shumë i mirë.

“...E zien 10 minuta, 10 shkopinj karafil me 500 ml ujë i shton edhe një shkop kanellë... këtë çaj e pinë një orë para gjumit... ndikon shumë mirë sepse e ul inflamacionin në zorrë dhe fillon me u prodhu melatonina...”, tha ajo.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/