Ajri i pastër, natyra e bukur dhe plot gjallëri si dhe bregdeti ranor i pastër, kanë bërë që Divjakën nga muaji janar deri në korrik 2018 ta vizitojnë plot 207 mijë turistë të huaj dhe vendas.
Të dhënat janë bërë publike për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) nga bashkia e Divjakës, ku vihet re një trend në rritje i vizitorëve të huaj për të kaluar pushimet në Divjakë, krahasuar me shifrat e një viti më parë.
Parku i Karavastasë është një nga atraksionet kryesore, pasi së fundmi këtij parku i është vendosur në dispozicion edhe guida me barka, e cila përshkon një gjatësi prej 5 kilometrash.
Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi theksoi për ATSH, se dy nga faktorët kryesorë për përthithjen e kaq shumë vizitorëve në Divakë janë projektet e “Rilindjes Urbane”, si dhe stabiliteti që po kalon vendi.
“Besoj se një nga elementët kryesorë që doja të theksoja kanë të bëjnë me pjesën e stabilitetit në tërësi të gjithë vendit, si edhe me gjithë punën e bërë për krijimin e kushteve optimale për turistët në të gjithë vendin, ku ndër to përfshihet edhe bashkia e Divjakës. Doja të theksoja që ndër punët tona kryesore që kanë synuar përthithjen e turistëve ka të bëjë me projektet e “Rilindjes Urbane”. Nga muaji janar-korrik 2018 Divjakën e kanë vizituar plot 207 mijë turistë. Veç atyre janë edhe projektet tona të përfunduara këtë vit, siç kanë të bëjnë ato me krijimin e një infrastrukture të përshtatshme për t’i bërë më shumë të njohura edhe bukuritë natyrore të Divjakës.
Kuptohet që peshën kryesore e zë shëtitja me varka duke u njohur më mirë me biodiversitetin e zonës, florën dhe faunën e parkut, si dhe përtej asaj, që të krijohen aktivitete argëtuese për turistët, transmeton atsh.
Janë krijuar shumë kilometra shëtitore, por kemi ndërtuar edhe pika referimi në këtë zonë, siç është edhe Kulla. Nga Kulla shikohet pjesa panoramike e qytetit dhe ajo çfarë e bën këtë më të veçantë është vështrimi në një pozicion tjetër, ku syri mund të shikojë lirshëm bukuritë e këtij parku, lagunat, por shikimi mund të shkojë edhe më larg, ku mund të shihet edhe mali i Tomorrit si dhe ishulli i Sazanit”, theksoi Kokoneshi.
I pyetur për turistët e huaj dhe nacionalitetet që preferojnë të kalojnë pushimet në qytetin e Divjakës, Kokoneshi thekson se Divjaka është një vend i cili preferohet së tepërmi nga turistët francezë, të cilët zënë edhe vendin e parë.
“Ndër nacionalitetet që vizitojnë Divjakën të parët janë ata francezë, pastaj vijnë turistët çekë, polakë dhe nga vendet nordike. Jam i befasuar nga fluksi i turistëve të huaj. Jo vetëm në fundjavë, por në qytet ata vërehen çdo ditë, thjesht një lëvizje me pak financa, ne kemi arritur të përthithim shumë turistë këtë vit”, – u shpreh kreu i bashkisë Divjakë.
Duke u ndalur te kushtet dhe komoditetet që ofron Divjaka ndaj turistëve të huaj dhe vendas, Kokoneshi bën me dije se këtë vit ka një risi, që të gjitha ndërtesat që akomodojnë turistët janë restauruar dhe se arma e fortë e Divjakës mbetet gatimi tradicional, ku turistët e huaj mbeten të kënaqur nga shija që ofrojnë produktet bio të zonës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker