Për dy ditë importohen 5800 MWH energji elektrike, TEC Osllomej mbetet jashtë funksionit

Për dy ditë sa nuk punoi Blloku 1 në TEC Manastir dhe Termocentrali tjetër në Osllomej, EMV u detyrua të importojë energji elektrike. Sipas tyre për datat 4 dhe 5 Janar janë blerë 5,800 MW/h shtesë nga jashtë për të përmbushur kërkesat e konsumit ditor për furnizime shtesë për shkollat, industrinë ushqimore, ndërmarrjet e ujësjellësit, spitalet dhe institucionet tjera vitale shtetërore. Sipas EMV-së, prodhimi vendor i plotëson nevojat për energji elektrike për tregun e rregulluar në amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Drejtor i EMV-së Kovaçevski tha se amortizimi i blloqeve po u shkakton defekte.
“Kjo është teknologji ruse dhe vetë prodhuesi në dokumente tregon se këto pajisje duhet të shfrytëzohen maksimum 35 vjet. Ne do duhej para 7 viteve ti ndërrojmë këto duke i hequr nga funksioni këto blloqe në Për dy ditë importohen 5800 MWH energji elektrike, TEC Osllomej mbetet jashtë funksionit
TEC Manastir. Por kushtet në shtetin tonë, investimi i dobët në elektro energjetikë në tri dekadat e fundit ka sjell deri në këto defekte. Jemi të detyruar të angazhohemi me investime plotësuese në këto kapacitete të amortizuara në TEC Manastir dhe në TEC Osllomej për t’ju vazhduar jetëgjatësinë”, deklaroi Vasko Kovaçevski, Drejtor i EMV-së.
Duke iu referuar importit të rrymës, ka reaguar OBRM-PDUKM-ja, duke kumtuar se qeveria një gjë e thotë në shtëpi para qytetarëve dhe diçka tjetër para kreditorëve që na japin para. Në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas tyre, thuhet se në Maqedoni tarifat e energjisë elektrike dhe të ngrohjes janë rritur me rreth 30% për konsumatorin mesatar gjatë vitit 2022.
“Për më tepër, raporti i FMN-së thotë se EMV aktualisht nuk ka humbje në prodhimin e saj të energjisë elektrike, që përfaqëson 75% të energjisë elektrike që furnizon në tregun e rregulluar. Por humbës është për 25% e mbetura, të cilat janë blerë nga kapacitete prodhimi më pak efikase ose importohen me një çmim shumë të lartë importi. Nëse energjia elektrike do të ishte e prodhuar në vend, atëherë nuk do të kishte humbje në funksionimin e EMV-së dhe as nuk do të nevojiteshin subvencione të larta fiskale”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.
Sipas OBRM-PDUKM edhe pse nuk pati krizë energjetike në vitin 2020 humbja e EMV-së ishte 17 milionë euro, kurse në vitin 2021 u thellua në 28 milionë euro. Në vitin 2022 qeveria transferoi rreth 207 milionë euro për EMV-në për energjinë elektrike. Nga Qeveria thonë se përmes Elektranave të Maqedonisë ata subvencionojnë faturat e qytetarëve për energjinë elektrike. EMV i dërgon EVN Home rrymë më të lirë pas vendimit të Qeverisë, si masë kundër krizës që subvencionon faturat e energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, si dhe faturat e energjisë termike në qytetin e Shkupit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë