LAJMI I FUNDIT:

Për çdo javë në Kinë gjatë 2017, nga dy miliarderë të rinj

Për çdo javë në Kinë gjatë 2017, nga dy miliarderë të rinj

Pasuria totale e miliarderëve në të gjithë botën u rrit me 8.9 trilionë dollarë në vitin 2017, një rritje me rreth 20% nga viti i kaluar, sipas një studimi të bankës zvicerane UBS dhe PwC. Sipas raportit, ky trend është nxitur nga super të pasurit e Kinës, vend që ka shtuar 2 miliarderë të rinj çdo javë vitin e kaluar, normë thuajse sa dyfishi i asaj të Amerikës dhe Europës. Në Azinë në total, 3 persona në javë kanë kaluar nivelin e 1 miliardë dollarëve.

Raporti tregoi gjithashtu se numri i femrave që kanë sipër 1 miliardë dollarë, është rritur në 2,158 gjatë vitit 2017, në rritje me 9% nga viti i kaluar. Ndërkohë që femrat përfaqësojnë ende një përqindje të vogël të numrit total të miliarderëve, në 11%, norma e rritjes gjatë kohëve të fundit ka qenë e shpejtë.

Sipas analistëve, në krijimin e vlerës, nuk ka ndryshim mes femrave dhe meshkujve, por kjo gjë ndryshon te mënyra se si e shpërndajnë pasurinë. Sipas raportit, në Kinë ekzistonin vetëm 16 miliarderë 1 dekadë më parë, numër që është rritur me 2,200%.


Studimi thekson iniciativën e Kinës në inovacionin teknologjik, që po sfidon Shtetet e Bashkuara, si një nxitës të krijimit të pasurisë. Përveç gjigantëve si Baidu, Alibaba dhe Tencent, në Kinë janë themeluar start-up-e me rritje tejet të shpejtë. /Telegrafi/