Nuk është Rembrandt personi që krijon imazhe me sprej përmes modeleve të prera në fletë, por një sondazh i ri po nga tregon se “arti i lartë” – më shumë se çdo formë tjetër kulturore – nuk po merret vesh nga publiku.
Nga: Jonathan Jones
Përktheu: Telegrafi
Antropologu Marcel Mauss besonte se, në thelb, të dhuruarit është ndërveprim njerëzor. Si dëshmi për këtë mund ta citonte suksesin e Banksyt, sepse Banksy është një hiç nëse nuk dhuron. Asnjëherë nuk e dini se kur do ta bëjë një mural në një garazh në jug të Uellsit ose se kur do ta mbështesë XR-in (Extinction Rebellion – lëvizje sociopolitike që synon mos bindjen civile dhe rezistencën paqësore kundër ndryshimeve klimatike, shkatërrimit të biodiversitetit dhe kolapsit social e ekologjik – v.j.). Dhe, siç ka thënë Mauss, këto dhurata janë reciproke – në këtë rast me një dashuri që tejkalon çdo mirëkuptim. Nuk dua ta them se ai është më i famshëm se Damien Hirst ose se Grayson Perry. Por, sipas një sondazhi të raportuar nga ditorja “Sun”, grafisti sekret “për britanikët tashmë është piktori më i preferuar i të gjitha kohërave… duke mposhtur të mëdhenjtë si Leonardo da Vinci, Vincent van Gogh, Rembrandt dhe Monet”.
Është ky një votim që flet më shumë për ne seç flet për ata artistë të vdekur. Një krahasim më kuptimplotë mes Banksyt dhe p.sh. Van Goghut mund të bëhet pas një shekull apo më vonë, e jo sot kur ai veç është pjesë e historisë. Por, a do t’i rezistojnë kohës veprat e tij, si ato të Van Goghut? Kjo është e vetmja provë e madhështisë në art. Dhe, një Banksy nuk ka gjasa ta arrijë këtë, sepse arti i tij është direkt dhe aktual. Për 100 vite, a do të jetë flamuri i tij britanik që veshi Stormzy në Glastonbury diçka më shumë se një relike e historisë së popit? Duket e pamundur. Por, mund të shikoni veprën e Rembrandtit, portretin e dashnores së tij Hendrickje Stoffels, dhe sytë e saj shpërthejnë në shpirtin tuaj më shumë se 300 vjet pasi artisti dhe modelja vdiqën.
Misteri është se pse duhet të thuhen këto. Ne bëjmë diskriminime gjatë tërë kohën se cila vepër vlen për ne, tash, dhe çfarë përbën një monument të qëndrueshëm të njerëzimit. Me të vërtetë kënaqem me serinë “Stranger Things”, por ju do të qeshni nëse them se Vëllezërit Duffer janë dramaturgë më të mëdhenj se Sofokliu. Megjithatë, nuk është qesharake për të pretenduar se imazhet e sheshta dhe të papërpunuara të Banksyt, që kërkojnë një sekondë për t’i kuptuar, janë vepra më të pasura dhe më të kënaqshme arti se vizatimet shumë delikate të Leonardos.
Ajo çka na tregon ky sondazh është se “arti i lartë” po e largon publikun më shumë se çdo formë tjetër kulturore. Turmat kapen për fjalët e Shekspirit në teatrin “Globe”. Por, muzetë e artit dhe “ekspertët” janë të tmerrshëm në komunikimin e fuqisë njerëzore të artit të madh. Që nga “Antiques Roadshow” (seri në të cilën vlerësuesit e antikiteteve udhëtojnë në pjesë të ndryshme të Britanisë së Madhe – v.j.) e deri te “Sotheby’s” (shtëpi e ankandeve të veprave të artit – v.j.), shumë biseda motivohen nga paraja. Edhe Leonardo tash është njollosur nga çmenduria me paratë, qëkur vepra e tij “Salvator Mundi” arriti në rekord në ankand. E pastaj vjen një artist i cili e shet një pikturë “Sotheby’s”, me prerësen e fshehur brenda kornizës, që e shkatërron punimin para syve të botës së artit. Banksy nuk është Rembrandt, por ju duhet ta doni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Nata e fundit e jetës së Naim bej Frashërit
GJUHA SHQYPE
Historia e shqiptares Laskarina Bubulina, Heroinës Kombëtare të Greqisë!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme