LAJMI I FUNDIT:

Për arsye sigurie FFM shtyu javën e 17-t të Ligës së Parë të Maqedonisë

Për arsye sigurie FFM shtyu javën e 17-t të Ligës së Parë të Maqedonisë

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), ka marrë vendim që java e 17-të e Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, e cila është caktuar për nesër (e diel), të shtyhet dhe gjashtë duelet të luhen ditën e martë më 3 dhjetor, pa praninë e publikut, njofton Telegrafi. 

Arsyeja e këtij vendimi që solli Federata e Futbollit të Maqedonisë, vjen me rekomandim të Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB) dhe e gjithë kjo ndodhë për arsye sigurie në vend.

FFM ka dalë me njoftim në faqen e tyre zyrtare ku kanë dhënë sqarimin se pse u anulua java e 17-të. “Komisioni për ndeshje në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë mori vendim për shtyrjen e ndeshjeve të javës së 17-të në LPMV, të cilat sipas programit duhej të luheshin më 1 dhjetor (e diel) me fillim nga ora 13:00.  Vendimi është marrë në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për zhvillimet dhe ngjarjet e fundit dhe parandalimin e çdo lloj dhune dhe sjellje të keqe në garat sportive. Komisioni i Garave ka ricaktuar ndeshjet e shtyra të xhiros së 17-të në Ligës së Parë për datën 3 dhjetor (e martë) me fillim nga ora 13:00”, thuhet në njoftimin nga FFM.


Sipas vendimit të MPB-së, ndeshjet e kësaj xhiroje do të zhvillohen pa praninë e publikut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Premier League
Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

La Liga
Mikel Arteta konfirmon se dy lojtarët kyç të Arsenalit janë gati për sfidën ndaj Real Madridit

Mikel Arteta konfirmon se dy lojtarët kyç të Arsenalit janë gati për sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Reijnders barazon rekordin e Van Basten pas golit të shënuar ndaj Udineses

Reijnders barazon rekordin e Van Basten pas golit të shënuar ndaj Udineses

Serie A
“Kjo është qesharake”, ylli i Man Utd i del në mbrojtje Onanas pas gabimeve fatale ndaj Lyonit

“Kjo është qesharake”, ylli i Man Utd i del në mbrojtje Onanas pas gabimeve fatale ndaj Lyonit

Premier League
Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit

Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit

Premier League
Kalo në kategori