Për 18 vjet për 61 mijë është ulur numri i nxënësve në shkollat fillore në Maqedoni. Këto rezultate janë publikuar nga Enti Shtetëror për Statistika.
Në vitin shkollor 2000/2001 në shkollat e rregullta fillore janë regjistruar 249.375 nxënës, ndërsa këtë vit shkollor janë regjistruar 188.102 filloristë, që do të thotë 61.279 nxënës më pak, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Numri është real. Nëse vetëm në vitin shkollor 2017/2018 numri është ulur për 4 mijë, kjo është matematike”, thotë Donço Gerasimovski, ish-drejtor në Entit Shtetëror për Statistika.
Ai thotë se arsyet janë të shumta. Nataliteti me vite po bie – lindin më pak fëmijë dhe kjo ndikon në dallimin e numrave. Gjithsesi sipas tij, ky nuk është faktori më ndikues.
“Shpërngulja e bën të veten. Për shembull, këtë vit kanë lindur 20 mijë fëmijë, ndërsa pas gjashtë vjetëve regjistrohen 17.500. Ku janë të tjerët?”, tha Gerasimovski.
Ai tha se ESHS bën evidenca të ndryshme, në të cilat numri i nxënësve në fillim dhe në fund të vitit shkollor dallimet janë të mëdha.
Sipas tij, numri i uljes së nxënësve tregon për përqindjen e shpërnguljes nga Maqedonia./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë