LAJMI I FUNDIT:

Pepe mbetet i befasuar nga fjalët që ia tha gazetari – në vështirësi që t’i mbajë lotët

Pepe mbetet i befasuar nga fjalët që ia tha gazetari – në vështirësi që t’i mbajë lotët

Pepe ndau një moment emocionues me një gazetar pas eliminimit të Portugalisë në penallti nga Franca në çerekfinalen e Euro 2024.

Mbrojtësi 41-vjeçar është lojtari më i vjetër në Euro të kësaj vere dhe ka prodhuar një tjetër paraqitje mbresëlënëse kundër Francës për 120 minuta në Hamburg.

Por, nuk ishte e mjaftueshme për të parë skuadrën e tij deri në gjysmëfinale pasi humbën 5-3 në penallti, me Joao Felix që ishte lojtari i vetëm që humbi pasi goditja e tij nga pika e bardhë u ndal nga shtylla.


Euro 2024 ka të ngjarë të jetë turneu i fundit ndërkombëtar i Pepes dhe ai ishte emocional teksa foli për mediat më pas.

Gjatë intervistës së tij me një gazetar nga vendlindja e tij, reporteri falënderoi Pepen për gjithçka që kishte bërë për Portugalinë në 141 paraqitje.

Pepe u prek dukshëm nga fjalët e gazetarit dhe pas mesazhit të përzemërt dyshja u përqafuan me njëri-tjetrin me Pepen duke luftuar për të mbajtur lotët.

Cristiano Ronaldo zhgënjen, ‘thyen’ rekordin negativ personal pas eliminimit nga Euro 2024
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo zhgënjen, ‘thyen’ rekordin negativ personal pas eliminimit nga Euro 2024

Ai më parë ishte parë në lotë menjëherë pas humbjes së Portugalisë dhe duhej të ngushëllohej nga Cristiano Ronaldo.

Pepe bëri debutimin e tij ndërkombëtar në 2007 dhe ka luajtur në nëntë turne madhor për vendin e tij.

Pika kryesore e karrierës së tij me Portugalinë erdhi në vitin 2016, kur ata fituan Euro për herë të parë në historinë e tyre, dhe Pepe u paraqit në gjashtë nga shtatë ndeshjet e tyre në turne. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori