LAJMI I FUNDIT:

Penza triumfon ndaj Prishtinës dhe fiton Superkupën Mbarëkombëtare

Penza triumfon ndaj Prishtinës dhe fiton Superkupën Mbarëkombëtare
(Foto: basketbolli.com)

Penza e ka mundur në finale Prishtinën me rezultat 65-71 (28:21, 13:15, 11:21, 13:14), duke fituar Superkupën Mbarëkombëtare, që u organizua për herë të parë nga Liga Unike.

Skuadra e Prishtinës e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi në çerekun e parë, ku më e larta ishte 28:19, derisa kjo pjesë përfundon me shifrat 28:21.

Periudha e dytë ishte më e barabartë, ku edhe pse skuadra prishtinase kishte dhjetë pikë epërsi 39:29, vashat pejane ngushtojnë shifrat në 41-36, sa përfundoi pjesa e parë.


Penza e nisi më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke barazuar rezultatin në 48:48, si dhe të kalojë në epërsi, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 52:57.

Skuadra pejane vazhdoi me lojë të mirë edhe në 10 minutat e fundit, duke ngritur epërsinë në 56:65, dhe arriti të menaxhojë lojën deri në fund, duke triumfuar me rezultat 65:71.

Rael Whitsitt u shpall MVP e Superkupës Mbarëkombëtare, ku në finale shënoi 21 pikë e 14 kërcime.

Kupën kapitenes së Penzës, Valbona Bytyqi ia dorëzoi kryetari i Bordit të Ligës Unike, Ilir Trebicka.

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Liga e Kampionëve
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori