LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni: Veprimi i SHBA-së eliminoi rrezikun e sulmit nga Irani

Pentagoni: Veprimi i SHBA-së eliminoi rrezikun e sulmit nga Irani

Aksioni i SHBA-së, e cila dërgoi anije dhe bombardues në Gjirin Persik, ka eliminuar rrezikun e një sulmi iranian ndaj amerikanëve, tha shefi i Pentagonit, Patrick Shanahan.

“Ne jemi në një periudhë kur rreziku është ende shumë i lartë dhe misioni ynë është të sigurojmë që iranianët të mos bëjnë një llogaritje të keqe”, tha sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së.

Shanahan dhe shefi i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, gjenerali Joe Danford, sot prapa dyerve të mbyllura do të informojnë anëtarët e dy dhomave të Kongresit amerikan rreth tensioneve aktuale midis SHBA-së dhe Iranit.


Shefi i Pentagonit theksoi seriozitetin e të dhënave të inteligjencës në të cilat u thirr administrata e presidentit Donald Trump për të justifikuar dërgimin e bombarduesve B-52, një aeroplan-mbajtësi dhe baterinë raketore në Lindjen e Mesme.

Shanahan tha se donte të tregonte kredibilitetin e të dhënave të inteligjencës, duke shtuar se masat e SHBA-së ishin shumë të kujdesshme dhe se ata “eliminuan rrezikun e sulmit ndaj amerikanëve”. Ai tha se rreziku ende ekziston, por se “po menaxhojnë me rrezikun”.

“Kjo nuk do të thotë se kërcënimet e identifikuara janë zhdukur. Përgjigjja jonë e kujdesshme besoj se i ka dhënë Iranit kohë për të menduar”, tha ai.

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Një grevë njëditore shkakton anulimin e shumicës së fluturimeve në aeroportet në të gjithë Gjermaninë

Një grevë njëditore shkakton anulimin e shumicës së fluturimeve në aeroportet në të gjithë Gjermaninë

Evropa
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kalo në kategori