Pentagoni ka ndryshuar fokusin në betejën kundër grupit militant, Shteti Islamik, dhe tani po synon që të “asgjësojë” luftëtarët e huaj të grupit, në mënyrë që ata të mos mund të kthehen në shtëpitë e tyre në Perëndim, ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.
“Presidenti Donald Trump ka urdhëruar Departamentin e Mbrojtjes që të udhëheqë të gjitha departamentet për të shqyrtuar një fushatë gjithëpërfshirëse kundër ISIS-it. Ne e dorëzuam atë raport pas shqyrtimit të tij, dhe më pas ai urdhëroi një operacion të përshpejtuar kundër ISIS-it. Kjo do të thotë, se do të jenë dy ndryshime të rëndësishme që rezultojnë nga rishikimi i gjetjeve tona dhe nga shqyrtimi i presidentit Trump”.
“Së pari ai delegoi autoritetin në nivelin e duhur për të vepruar në mënyrë agresive dhe në kohën e duhur ndaj dobësive të armikut dhe së dyti ai urdhëroi një ndryshim taktik, nga goditja ndaj ISIS-i, në një luftë duke rrethuar bastionet e tyre në mënyrë që të mund ta asgjësojmë ISIS-in”, ka deklaruar Mattis.
Pentagoni beson se një strategji e tillë do të ulë sulmet terroriste, të tilla siç kanë ndodhur në Paris, Belgjikë dhe vende të tjera, që janë kryer nga militantët e IS-it dhe simpatizantët e këtij grupi, ku janë vrarë qindra persona.
“Dua të theksoj se nuk ka ndryshim mbi rregullat tona të angazhimit dhe nuk ka ndryshime në përpjekjet tona të vazhdueshme për të shmangur viktimat e pafajshme civile”, ka theksuar Mattis.
Ai ka thënë se ndryshimi i strategjisë bëhet me qëllim që të “parandalojmë që luftëtarët e huaj që ikin nga betejat, të rikthehen në shtëpi. Luftëtarët e huaj janë kërcënim, prandaj duke i rrethuar ata dhe më pas duke i sulmuar, ne e kryejmë fushatën tonë të asgjësimit dhe në këtë mënyrë parandalojmë që problemi të zhvendoset në një lokacion tjetër”, ka thënë sekretari i Mbrojtjes.
Edhe pse IS-i ka humbur 55 për qind të territorit, që dikur ka pasur nën kontroll në Irak dhe Siri, dhe mbi 4 milionë njerëz janë çliruar nga zonat që ata kanë pasur nën kontroll, shumë punë mbetet për t’u bërë me qëllim që militantët të largohen nga Mosuli, që është bastioni i grupit në veri të Irakut.
Për më tepër, beteja për të çliruar qytetin Raka, që është kryeqyteti i vetëshpallur nga grupi militant, mezi ka filluar.
Me qëllim që të vazhdojë “fushatën e asgjësimit”, Trump mori një vendim këtë muaj, për të furnizuar me armë forcat kurde në Siri, të cilët janë aleatët kryesor të SHBA-së në luftën kundër ISIS-it. Ky vendim shkaktoi zemërim në Turqi, e cila i konsideron forcat kurde si “terroristë”.
Vendimi i Pentagonit për të rrethuar IS-in në Siri, gjithashtu duket se i ka kontribuar një incidenti që ndodhi këtë javë, ku forcat amerikane bombarduan një konvoj që bartte sirianë dhe forcat e milicisë të mbështetura nga Irani, që janë të angazhuar në luftën civile në Siri. Nga ky sulm u vranë tetë luftëtarë.
Gjenerali i marinës, Joseph Dunford, të cilin Trumpi e ka riemëruar kryetar të shefave të Shtabit të Përgjithshëm, ka thënë se Pentagoni i ka bërë një propozim Rusisë që të përpiqet t’i shmangë konfliktet në të ardhmen, në zonat ku të dy vendet veprojnë.
“Ne kemi një propozim dhe tani jemi duke punuar me rusët”, ka thënë Dunford, duke shtuar se : “Nuk do të ndaj detaje, por për mendimin tim, rusët janë po aq entuziastë sa ne, që të vazhdojmë të ndërmarrim sulme ndaj IS-it dhe të sigurohemi që personeli ynë të jetë i sigurt”.
Rusia kishte reaguar ashpër ndaj sulmit ajror të SHBA-së ndaj forcave siriane dhe atyre që mbështeten nga Irani, pranë qytetit Al-Tanf që gjendet në afërsi të kufirit me Jordaninë, duke e quajtur sulm të “paligjshëm” dhe një “shkelje flagrante të sovranitetit të Sirisë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit