LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni largon CNN dhe WP, hapësirë i jep mediave të vogla pro-Trump

Pentagoni largon CNN dhe WP, hapësirë i jep mediave të vogla pro-Trump

The Washington Post, CNN, The Hill dhe The War Zone do të humbasin hapësirat e tyre të punës në Pentagon, si pjesë e një “programi të zgjeruar rotacioni mediatik” të vendosur nga zyra e shtypit e Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Ky rotacion krijon hapësirë për disa media të krahut të djathtë dhe pro-Donald Trump, të cilat më parë nuk kishin hapësirë pune në Pentagon.

Njoftimi i bërë të premten në mbrëmje u kritikua nga disa gazetarë si një përpjekje për të fituar pikë politike dhe për të ndëshkuar mediat kritike, shkruan cnn.


Ngrirja e ndihmave të huaja nga Trump sjell kaos në media dhe gazetari në mbarë botën
Lexo po ashtu Ngrirja e ndihmave të huaja nga Trump sjell kaos në media dhe gazetari në mbarë botën

Ndryshimet prekin vetëm hapësirat e punës, jo kredencialet, kështu që gazetarët e mediave të prekura nuk do të humbasin qasje tek zyrtarët ushtarakë dhe konferencat për shtyp.

Duke filluar më vonë këtë muaj, One America News Network do të zëvendësojë NBC News për pjesën e mbetur të vitit; Breitbart do të zëvendësojë National Public Radio; The New York Post do të zëvendësojë The New York Times; dhe HuffPost do të zëvendësojë Politico.

HuffPost ka një prirje progresive, por tre mediat e tjera përfituese janë të gjitha marka pro-Trumpit, dukshëm më të vogla se ato që po zëvendësojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori