LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski-Vajgl: BE të njoh përpjekjet e Maqedonisë dhe të sjell vendim për fillimin e negociatave

Pendarovski-Vajgl: BE të njoh përpjekjet e Maqedonisë dhe të sjell vendim për fillimin e negociatave

Presidenti Stevo Pedarovski sot priti eurodeputetin dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl.

“Këshilli Evropian duhet të njohë përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe progresin e planit të brendshëm dhe të jashtëm dhe të sjell vendim për fillimin e pranimit të negociatave”, theksoi Pendarovski gjatë takimit, njofton telegrafi Maqedoni

Në takim qenë të shkëmbyera pikëpamje lidhur me situatën e përgjithshme politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, procesin aktual të reformave në kontekstin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, ashtu dhe për situatat politike në Bashkimin Evropian pas zgjedhjeve për parlamentin Evropian.


Presidenti Pendarovski vlerëson lartë mbështetjen e dhënë nga Parlamenti Evropian në lidhje me integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Ai falënderoi për mbështetjen e përgjithshme të Vajgl për integrimin e Republikës së Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian dhe për punën e tij si raportues për shtetin në Parlamentin Evropian. Pendarovski eurodeputetit Vajgl, mandati i të cilit si anëtar i Parlamentit Evropian skadon më 1 korrik, i uroi sukses në angazhimin e tij të ardhshëm dhe shprehi besimin se mbështetja e tij miqësore për Republikën e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe të ardhmen”, sipas një deklarate nga zyra e presidentit./Telegrafi/