LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Për momentin nuk kemi konsensus kombëtar për të vazhduar drejt BE-së

Pendarovski: Për momentin nuk kemi konsensus kombëtar për të vazhduar drejt BE-së

Sipas Pendarovskit, anëtarësimi në BE është i mundshëm deri në vitin 2030, sepse siç tha ai, kemi potencial të brendshëm, njerëz të zgjuar, por ka dy çështje tjera. Sipas tij, anëtarësimi nuk varet vetëm nga ne dhe në atë kontekst janë dy situata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi dëgjuar një konsensus kombëtar retorik. Kur pyet të gjithë politikanët nëse je për BE-në, të gjithë thonë po. Kur thua nëse në këto kushte dhe me këtë kuadër negociator, gjysma e tyre zhduken. Për momentin, për fat të keq, nuk kemi konsensus kombëtar për të vazhduar drejt BE-së”, tha Stevo Pendarovski.

Sipas tij, obligimi i parë i shtetit në atë kuptim është hapja e Kushtetutës dhe se “këtu duhet të tregohet nëse jemi për BE apo jo”.


“Përmbajtja e kornizës së negociatave është e njohur për ne, dihet kërkesa për përfshirjen e bullgarëve si pjesë e popullit në Preambulë. Nëse tashmë kemi gjashtë pjesë të kombeve të tjera që jetojnë këtu plus maqedonasit, çfarë diskutohet? Si mund ta shkatërrojmë shtetin e Maqedonisë nëse përfshijmë bullgarët, malazezët e ndoshta edhe hebrenjtë”, pyeti Pendarovski.

Presidenti beson se qëndrimet e partive opozitare në lidhje me ndryshimet kushtetuese janë “aq të rrënjosura nga ajo retorikë partiake nga e cila presin sukses në zgjedhjet e ardhshme dhe nuk e braktisin atë, saqë nuk shoh hapësirë ​​për manovrim që mund të ndihmojmë disi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori