LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Ndonjëherë gjërat duken sikur jemi harruar nga BE-ja

Pendarovski: Ndonjëherë gjërat duken sikur jemi harruar nga BE-ja

Një zgjidhje për krizën sistematike që ende po zien në rajonin e Ballkanit Perëndimor është të kemi prani më të madhe evropiane në rajon. Nganjëherë gjërat duken sikur jemi harruar nga BE-ja dhe pa përparim të vendeve drejt Unionit, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin para panelit që diskutoi për zgjidhjet për tejkalimin e krizave, të mbajtur në kuadër të edicionit të 5-të të Forumi i Paqes në Paris, njoftoi kabineti i kreut të shtetit.

Pendarovski tha se është e kuptueshme që në muajt e fundit të gjithë po flasin për situatën e sigurisë në Ukrainë për shkak të agresionit rus atje, por se tema e sigurisë është mjaft e njohur për Ballkanin Perëndimor duke pasur parasysh historinë e tij moderne.

Duke iu referuar rajonit, ai vuri në dukje se ka sfida të përbashkëta, se tendencat demografike nuk janë të favorshme dhe tha se është e nevojshme të investohet më shumë për të rinjtë, në mënyrë që të kenë më shumë mundësi për sukses në shtëpi në vendet e tyre./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori