LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Kërkesat e reja nga Bullgaria nuk janë të lejueshme, është vendi i fundit që mund të na flas për kriteret e Kopenhagës

Pendarovski: Kërkesat e reja nga Bullgaria nuk janë të lejueshme, është vendi i fundit që mund të na flas për kriteret e Kopenhagës

Bullgaria është shteti i fundit anëtar i Bashkimit Evropian (BE) që mund të na japë leksione për respektimin e kritereve të Kopenhagës, tha sot presidenti Stevo Pendarovski.

Ai e tha këtë si koment për deklaratat e fundit të presidentit bullgar Rumen Radev, i cili gjithashtu u dërgoi një letër liderëve dhe institucioneve evropiane duke kërkuar që anëtarësimi i “Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian të bazohet në përmbushjen e kritereve për anëtarësim, dhe jo për politikë lobuese”.

Në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare të Evropës Juglindore, i cili u mbajt dje në Podgoricë në Mal të Zi nën titullin “Procesi për bashkëpunim në Evropën Juglindore”, Pendarovski tha se ai dhe Radev kishin vetëm një takim të mirë dhe nuk folën për çështjen e BE-së dhe kërkesat bullgare.


Ai tha se e pa letrën e kolegut bullgar dhe vlerësoi se është një politikë e vjetër bullgare, pra nuk ka të dhëna apo propozime të reja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
​Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

​Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
Kalo në kategori