LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: E ndryshuam emrin për BE dhe NATO – nëse presim me dekada qytetarët do të kërkojnë alternativa tjera

Pendarovski: E ndryshuam emrin për BE dhe NATO – nëse presim me dekada qytetarët do të kërkojnë alternativa tjera

“Nëse i lëni që të presin me dekada për hyrje në BE, edhe pse i plotësuam të gjitha kushtet, atëherë qytetarët e Maqedonisë nuk do të jenë të kënaqur dhe do të kërkojnë alternativa të tjera”.

Kjo është përgjigjja e presidentit Stevo Pendarovski para gazetarëve të Polonisë në pyetjen për eurointegrimet e vendit. Ai rikujtoi se bllokada e Bullgarisë është për arsye që nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat europiane, ndërsa tha se Maqedonia është i vetmi vend që për shkak të BE-së dhe NATO-s e ka ndryshuar emrin, dhe përfundimisht BE duhet ta plotësojë pjesën e saj të premtimit.

Siç tha, i gjithë Ballkani perëndimor duhet të integrohet në BE, për shkak se vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet stabilitet afatgjatë.


“Ne, me të gjitha kushtet e plotësuar, t’ju rikujtoj se e jemi i vetmi shtet që e ndryshoi emrin për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së, qëllimin për NATO e arritëm, fatkeqësisht për në BE para disa muajsh as nuk mundeshim t’i fillojmë negociatat, është e qartë se qytetarët e Maqedonisë nuk do të jenë të kënaqur dhe do të kërkojnë alternativa nëse i mbani gjatë duke pritur me dekada për në BE. Ky është shembull i shkëlqyeshëm edhe për rajon, për shtet e tjera, për shkak se në rajonin tonë ka edhe shumë çështje të hapura që duhet zgjidhur sipas shembullit tonë se si i zgjidhim ne çështjet, së pari me Greqinë e pastaj me Bullgarinë”, tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori