LAJMI I FUNDIT:

Pence “do të marrë pjesë” në inaugurimin e Bidenit

Pence “do të marrë pjesë” në inaugurimin e Bidenit

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden, raportoi agjencia Reuters, duke u thirrur në deklaratën e një zyrtari të lartë të administratës amerikane, të cilin nuk e identifikoi.

Pence nuk iu përgjigj thirrjes së presidentit aktual, Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin votave të Kolegjit Elektoral nga ana e Kongresit. Një turmë mbështetësish të dhunshëm të Trumpit, sulmuan Kongresin të mërkurën në përpjekje për të ndaluar procedurën e certifikimit. Nga trazirat mbetën pesë persona të vdekur.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, në fillim të javës tha se Pence do të ishte i mirëpritur në betimin e tij zyrtar më 20 janar.


“Ne do të ishim të nderuar ta kemi atë atje dhe të ecim përpara në tranzicion”, tha Biden.

Në postimin e fundit, para se llogaria e tij të hiqej përgjithmonë nga Twitter, Trump tha se nuk do të merrte pjesë në inaugurim.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi paralajmëroi se demokratët do të fillonin procesin e shkarkimit, nëse Trump nuk jep dorëheqjen. Ajo i bëri thirrje zëvëndëspresidentit Pence të thirret në Amendamentin e 25-të të Kushtetutës, i cili i lejon kabinetit qeveritar të heq presidentin nga detyra.

Por, Pence nuk ka folur publikisht për këtë temë. New York Times njoftoi të enjten se ai ishte kundër kësaj mase, e cila nuk është përdorur kurrë më parë në historinë e SHBA-së. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Azia
Kalo në kategori