Sllovenia arriti të fitojë 2-1 ndaj Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve fal një penalltie që cilësohet si e paqenë.

Dardanët kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Vedat Muriqi në minutën e 58-të, mirëpo reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm.


Sllovenët i barazuan shifrat 1-1 me anë të Jasmin Kurtic (63’), duke rritur më tej tempon e lojës.

125383448 900776360458830 7947647140909307090 n

Pak sekonda pa përfunduar takimi, gjyqtari Frankowkis akordoi penallti për Slloveninë, duke dhënë vendimin final se Fidan Aliti ka luajtur me dorë.

Atë mundësi, në gol e shndërroi Josip Ilicic (90+4) për të fituar kështu takimin 2-1.

125351887 830605434432060 681969158848990562 n

Mirëpo, në rregullat e reja të FIFA-s, shpjegohet qartë se rastin i reprezentuesit të Kosovës nuk do të duhej të ishte penallti, shkaku që ai nuk luajti me dorë, por bëri prekje të topit me cepin e kraharorit lartë.

Mund të gjykoni edhe ju nëse do të duhej të ishte penallti kundër tanëve apo jo. /Telegrafi/

telegrafi sport app