Poezi nga: Joyce Kilmer
Përktheu: Maksim Rakipaj
S’kam për të parë them, asnjëherë
Poemë të bukur si një pemë.
Pema që rrënjën si gojë e etur
Pas gjirit të tokës e mban ngjeshur;
Nga Zoti gjithmonë ngjan sikur sheh,
Kur degët lart, sikur lutet ngre;
Pastaj zë stoliset sa vjen vera
Me tufa folesh për harabela;
Gjirin e saj, dëbora e ngroh;
Me shiun bashk’ ëmbëlsisht jeton.
Marrok’ si unë bëjnë poemë,
Por veç Zoti mund të bëjë pemë.