LAJMI I FUNDIT:

Pemët shtrenjtohen me të madhe

Pemët shtrenjtohen me të madhe

Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Konsumit në Kosovë është më i lartë për 0,1% në muajin gusht 2014, krahasuar me muajin korrik 2014. Shkalla e inflacionit e matur në muajin gusht 2014 me muajin gusht 2013 ishte 0,9%.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit për gusht 2014 krahasuar me muajin korrik 2014 është më i lartë për 0,1%.

Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupi i pemëve (2,7%), si dhe te disa nëngrupe të konsumit me një përqindje të përbashkët prej (1,5%) dhe me një ndikim të përbashkët prej 0,2% në IÇK.


Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Çmimeve të Konsumit te nëngrupi i perimeve për (-2,2%) me një ndikim prej -0,1% në IÇK.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit është më i lartë për 0,9% në muajin gusht 2014 krahasuar me muajin gusht 2013.

Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: mishi (2,2%), perimet (3,0%), duhani (7,3%), veshja (3,0%), këpucët (3,7%), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për (6,6%).

Brenda këtij nëngrupi çmimi i rrymës elektrike shënoi një ngritje prej 4,57% gjegjësisht 5,3% me TVSH. Shërbimet hoteliere (3,2%) me një ndikim të përbashkët prej 1,2% në IÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: vajrat dhe yndyrat (-9,3%), sheqeri dhe ëmbëlsirat (-4,4%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal(nafta dhe benzina) për (-1,7%) me një ndikim të përbashkët prej -0,3% në IÇK-it. /Telegrafi/