LAJMI I FUNDIT:

Pelosi ndalon në Hawaii dhe zbulon planet e saj për vizitën në Azi – por nuk përmend Tajvanin

Pelosi ndalon në Hawaii dhe zbulon planet e saj për vizitën në Azi – por nuk përmend Tajvanin

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, pritet të shkojë në Azi për një turne në rajon pas aterrimit në Hawaii, ku vizitoi Memorialin Pearl Harbor dhe USS Arizona.

Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e saj të dielën, Pelosi po udhëheq një delegacion të Kongresit në Indo-Paqësorin dhe planifikon të vizitojë vende duke përfshirë Singaporin, Malajzinë, Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Por deklarata nuk përmendi Tajvanin, pavarësisht spekulimeve në ditët e fundit se Pelosi mund të planifikojë të vizitojë vendin e 24 milionë njerëzve, përcjell Telegrafi.


Partia Komuniste e Kinës, e cila pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj – pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë atë – ka paralajmëruar kundër vizitës së Pelosit në ishull dhe presidenti amerikan Joe Biden kohët e fundit “la të kuptohej” se ushtria amerikane mendon se një udhëtim i tillë “nuk do të ishte një ide e mirë tani”.

“Sot, delegacioni ynë i Kongresit udhëton në Indo-Paqësorin për të riafirmuar angazhimin e fortë dhe të palëkundur të Amerikës ndaj aleatëve dhe miqve tanë në rajon”, tha Pelosi në deklaratën e lëshuar nga zyra e saj.

Ajo tregoi se takime të nivelit të lartë do të mbahen në çdo vend për të “përparuar më tej interesat dhe vlerat tona të përbashkëta, duke përfshirë paqen dhe sigurinë, rritjen ekonomike dhe tregtinë, pandeminë Covid-19, krizën klimatike, të drejtat e njeriut dhe qeverisjen demokratike”.

“Nën udhëheqjen e fortë të presidentit (Joe) Biden, Amerika është e vendosur fort për një angazhim të zgjuar dhe strategjik në rajon, duke kuptuar se një Indo-Paqësor i lirë dhe i lulëzuar është thelbësor për prosperitetin në kombin tonë dhe në mbarë globin”, tha Pelosi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Evropa
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Zelensky ngre alarmin: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm

Zelensky ngre alarmin: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm

Botë
Po digjte Kuranin jashtë konsullatës turke në Londër, sulmohet me shkelma nga një kalimtar - publikohen pamjet

Po digjte Kuranin jashtë konsullatës turke në Londër, sulmohet me shkelma nga një kalimtar - publikohen pamjet

Botë
Kalo në kategori