Pëllumbi më i vjetër në botë hyn në Guinness

Kafsha shtëpiake e një burri nga Missouri është emëruar zyrtarisht pëllumbi më i vjetër “në robëri”, në moshën 44 vjeç e 72 ditë.
Libri i Rekordeve Guinness tha se Sugar, një pëllumb që i përkiste banorit të Chesterfield, Dewayne Orender, 77 vjeç, e tejkaloi rekordin e mëparshëm , i cili mbahej nga një pëllumb gjerman i quajtur Methuselah, me më shumë se 15 vjet.
Pëllumbat në robëri zakonisht kanë një jetëgjatësi prej rreth 20 vjetësh.
"Ai duket shumë i lumtur dhe i kënaqur", tha Orender për Guinness World Records.
"Ai më do shumë - ne dhe ai jemi miqtë më të mirë", shtoi ai. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
6 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































