Në Komunën e Pejës aktualisht të gjitha shkollat janë duke zhvilluar mësim me orar të plotë si dhe me prezencë fizike.
Kjo është konfirmuar për KosovaPress nga drejtori i Arsimit në këtë komunë, Naser Gega.
Gega deklaroi se gjendja me COVID nëpër institucionet arsimore është stabilizuar dhe numri i të infektuarve është shumë i vogël.
Sipas tij, aktualisht janë 21 mësimdhënës si dhe 173 nxënës të cilët janë të infektuar me virusin COVID, që në krahasim me mungesat e dhjetorit të vitit të kaluar kur kishte raste të shumta të gripit numri aktualisht është shumë i ulët.
“Për momentin nuk ka asnjë shkollë online, të gjitha shkollat janë duke e mbajtur mësimin me prani fizike të nxënësve. Me COVID kemi kaluar mirë me nxënës dhe mësimdhënës si komunë e Pejës në përgjithësi.
Deri tani janë 21 mësimdhënës të infektuar të cilët nuk dalin në punë, shtatë punëtorë teknikë dhe 173 nxënës prej 17.000 nxënësve, pra kur e shohim shifrën është një numër relativisht i vogël për ata nuk paraqesin ndonjë mungesë të theksuar në shkollë.
Ndërsa, kur jemi te mungesat e nxënësve, mungesat kanë qenë shumë më të theksuara kur ka qenë gripi sezonal gjatë dhjetorit të vitit kaluar, ku ka qenë situatë me mungesa shumë të dukshme se tash”, tha Gega.
Në muajin e kaluar në komunën e Pejës kanë qenë dy shkolla me mësim online, ndërsa dy të tjera kanë qenë me skenarin B, me prani fizike dhe online, ndërkaq vetëm një shkollë në Vitomiricë një ditë nuk ka mbajtur mësim.
Gega thotë se mësimi me prezencë fizike është më i përshtatshëm për nxënësin, pasi në mësim online paraqiten edhe probleme të ndryshme si mungesa e pajisjeve apo mungesa e energjisë elektrike që i pamundëson nxënësit të kyçen.
“Ndërkaq mësimi online ka penalizuar nxënësit në një formë pasi që mësimi me prezencë fizike në shkollë nuk i zëvendëson asnjë mësim tjetër, mirëpo në situata akute është dashur të merren hapa të tillë”, theksoi Gega.
Aktualisht, Peja është komuna e dytë me numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID, me gjithsej 1968 të tilla. Sipas të dhënave të fundit, në këtë komunë ishin edhe 31 raste të reja me COVID. Sa i përket vaksinimit, në Pejë numërohen rreth 102 mijë të vaksinuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë