Peja dhe FBK-ja me kamp të përbashkët

Me këtë rast drejtuesit e klubit pejan u kanë bërë thirrje të gjithë të rinjëve të vijnë në palestër.
“Në bashkëpunim ndërmjet KB Pejës, FBK-së dhe Komunës se Pejës, sot, më datë 25 gusht, do të mbahet seance stërvitore ku do të marrin pjesë trajneri i deleguar nga Federata, Chris Dial, si dhe anëtarët e shtabit teknik të KB Peja. Ftojmë të gjithë lojtarët e klubit tonë dhe të gjithë të rinjtë e moshës 12-18 vjet që të vijnë në palestrën e Shkollës Teknike (afër Shkollës Fillore “Ramiz Sadiku”) dhe të marrin pjesë në stërvitjet që do organizohen”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e klubit pejan.

Nga
Telegrafi
25/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































